Përse PS sulmon Spak? Saga e vulës së PD

10 Maj 2022, 15:31

Akuzat e Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, deputetja socialiste Klotilda Bushka tha se nuk janë sulme, siç mund të jenë interpretuar, por thirrje për më shumë përgjegjësi nga organet e drejtësë së re. E ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, të gazetarit Ilir Babaramo, Bushka tha se synimi i Ramës ishte një thirrje ndaj SPAK që të mos përdor standarde të dyfishta. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Muslim Murrizi është skeptik për bashkimin e demokratëve, ndonëse prej kohësh kjo ka qenë kryefjalë e zhvillimeve më të fundit në selinë blu.