Përshkallëzimi ushtarak në Siri: BE që kërkon një pozicion të përbashkët

15 Tetor 2019, 12:24

Çështja mbi situatën në Siri, ishte dje një test tjetër për të parë unitetin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe besueshmërinë në skenën ndërkombëtare.

Në fund të takimit në Luksemburgut, ministrat e jashtëm të BE ranë dakord për një veprim unanim për ofensivën turke ndaj militantëve kurdë në lindje të Sirisë, por pa arritur të vendosur një embargo të përgjithshme të armëve, edhe për faktin se Turqia është anëtare e NATO-s.

Ministrat e Jashtëm europianë janë zotuar të mbajnë “pozicione të forta kombëtare” përsa i takon politikës për eksportin e armëve të tyre në Turqi.

 “Për mua ishte e rëndësishme që nisma ishte evropiane sepse në këtë mënyrë e gjithë Evropa e vendos veten në një pozitë të një statusi të barabartë përballë me Turqinë. Të gjithë së bashku do të punojmë për të ndaluar eksportet e armëve, do të ketë nevojë që në Këshillat e ardhshëm evropian të kontrollojmë zbatimin e këtij angazhimi nga çdo shtet “, - tha Mogherini

“Të ndalosh operacionet turke është e vështirë. Austria është pro vendosjes së embargos së armëve dhe të 28 vendet e unionit duhet të vendosin veçmas për embargo ndaj Turqisë.”, u shpreh Ministri i Jashtëm austriak.

“Është kundër të drejtës ndërkombëtare të pushtosh një vend tjetër. Turqia duhet të respektojë të drejta ndërkombëtare si çdo vend”, - tha ministri i jashtëm holandez