Përshtatën qendrën e masazhit për prositucion, në arrestohet menaxheri, në kërkim pronari 23-vjeçar

3 Dhjetor 2020, 14:18 | Përditesimi i fundit: 2020-12-03 14:29:11

TIRANË - Një 28-vjeçar, menaxheri i një qendre masazhi është arrestuar nga policia pasi e kishte kthyer këtë biznes në një qendër prostitucioni në Tiranë.

Gjithashtu nën hetim janë 4 vajza për veprën penale prostitucion si dhe në kërkim është shpallur pronari i kësaj qendre masazhi, 23-vjeçari me iniciale Ernest Shuli.

Pas hetimeve të policisë, mësohet se menaxheri, 28-vjeçari me iniciale Kliton Shuli dhe pronari 23-vjeçari e kishin kthyer qendrën e masazhit në rrugën "Don Bosko" në një qendër prostitucioni.

Njësoj si edhe në rastet e mëparshme, ata rekrutonin vajza të reja përmes rrjeteve sociale për të punuar në qendrën e masazhit ku më pas shfrytëzoheshin për prostitucion.

Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.