Pesha e dëborës shemb strehën e një karburanti në Shkodër, humb jetën një person

10 Janar 2019, 18:56 | Përditesimi i fundit: 2019-01-10 20:10:30

SHKODËR- Një person ka humbur jetën pasi streha e një karburanti është shembur për shkak të shkak të rëndesës së dëborës. 

Bëhet fjalë për Tonin Locin, punonjës tek karburanti, i cili ndodhej në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Pas shembjes ka patur dhe shpërthim zjarri dhe ka qënë e pamundur për punonjësin dalja nga ndërtesa e shembur. Në vendngjarje kanë mberritur forcat zjarrfikëse dhe policia vendore.