Peshkopi/ U kap duke transportuar 14 kg kanabis, në pranga një 53-vjeçar

16 Janar 2021, 09:40

Një 53-vjçar u arrestua nga policia pasi u kap duke transportuar 14 kg kanabis me makinë. Ai udhëtonte me makinë nga Peshkopia drejt Tiranës. Policia ndaloi 53-vjeçarin me iniciale J.L. banues në Peshkopi, në vendin e quajtur 'Ura e Institutit'.