Petë me perime të pjekura dhe salcë aromatike
Përbërësit:
- 4 petë të gatshme
- 2 gota djathë kaçkavall të grirë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër
- 1 qepë e vogël
- 200 gr domate të grira
- 1-2 lgj gjalpë ose margarinë
- 1 kungull i njomë mesatar
- 2 speca, jeshil dhe i kuq
- 1 karotë mesatare
- 2 kërpudha
- 200 gr brokoli
- 1/4 filxhan misër i zier
- 1/4 filxhan fasule të kuqe
- 1/2 filxhan pana gatimi
- Pak salcë tabasko
- Kripë, piper i zi i sapobluar
Përgatitja:
Përgatisni fillimisht salcën e domates. Ngrohni vajin, skuqni hudhrën dhe qepën për rreth 2 minuta. Shtoni domatet dhe ziejini në zjarr të ulët për 5 minuta. Rregullojeni me kripë dhe piper. Në një tenxhere të madhe shkrini margarinën. Skuqni kungullin dhe specat për rreth 5 minuta. Shtoni pak ujë, karrotën dhe brokolin dhe ziejini derisa të zbuten pak. Hidhni kërpudhat, misrin, fasulet dhe tabaskon. Përziejini për 5 minuta. Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet pak dhe në fund përziejeni me panën. Skuqni lehtë petët në pak vaj dhe vendosini mbi letër kuzhine që të kullojë yndyra. Lyejeni tavën me gjalpë. Vendosni pak nga përzierja e perimeve në fund, mbulojeni me gjysmën e petëve, shtoni gjysmën e salcës së domates, pjesën tjetër të perimeve dhe gjysmën e djathit. Përsëritni shtresat dhe përfundoni me djathin e mbetur. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40 minuta. Lëreni të pushojë 10 minuta para se ta servirni.




















