Petro Koçi për Report TV: PS synon 11 mandate në Fier! Premtimet e Bashës si të Sudes

24 Mars 2021, 17:43

Kandidati i PS-së, në Fier, Petro Koçi, i dyti në listën e kandidatëve për deputetë në një intervistë për Report Tv tha se socialistët kërkojnë një mandat të tretë qeverisës për të çuar përpara punët e nisura. Gramoz Ruçi, i cili renditet i 10 në listën e Fierit, për Koçin ka si synim të socialistëve ta kalojnë këtë prag dhe të marrin 11 mandate, një zonë me elektoral të majtë. Ndërkohë që premtimet e kundërshtarëve, për Petro Koçin janë premtime piramidale më e rrezikshme se e Sudes. Koçi tha se përballë alternativës së PS, ndodhet çifti Meta dhe Berisha, të cilët janë rrezik për shtetin, për kushtetutën. Ai tha se vetëm PS është garanci për stabilitetin shoqëror dhe integrimin e vendit.