Petulla të ëmbla me lëng portokalli të gazuar
Përbërësit:
- 330 ml lëng portokalli i gazuar
- 300 gr miell
- Vaj për skuqje
Për sherbetin / sipër:
- Mjaltë
- Kanellë
- Çokollatë të shkrirë (opsionale)
- Arra të grira ose fistikë (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Në një tas hidhni lëngun e portokallit të gazuar, shtoni miellin pak nga pak dhe përziejini mirë derisa të bëhet një brumë i trashë, i lëmuar, pa kokrriza. Lëreni 2–3 minuta të pushojë. Nxehni vajin në një tenxhere ose tigan të thellë. Me lugë merrni nga brumi dhe hidhni copëza të vogla në vaj. Skuqini derisa të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët. Vendosini mbi letër kuzhine dhe më pas shërbejini sipër me pak mjaltë, kanellë dhe arra. Ose me pak sherbet të vluar me ujë, sheqer, mjaltë e kanellë.




















