Petulla të fshira
Përbërësit:
- 500 g miell Ola
- 1200 ml ujë i vakët
- 1 lugë e vogël me kripë
- 200 g djathë i bardhë ose gjizë
- 100 g gjalpë
- 2-3 thelpinj hudhra
- 1 gotë ujë
Përgatitja:
Formojmë brumin e petullave me miell, kripë dhe ujë. I pjekim në tigan krepash derisa të përfundojë i gjithë brumi. Skuqim gjalpin me hudhrat, shtojmë ujin edhe e ziejmë 2’ minuta. Shtrojmë petullat në tavë të lyer me gjalpë duke i lyer me lëngun e hudhrave edhe duke shtuar thërrime djathi. I presim si rombe dhe e vendosim tavën në furrë për 5 minuta sa të kërcanisen.




















