Pezullimi nga detyra/ Malaj: Tërmet politik, do apeloj! Shqipëria mund të paguajë mln nga vendimet tekanjoze të Ramës

9 Dhjetor 2019, 22:09

TIRANË- Arben Malaj është i bindur se tashmë është shkarkuar nga detyra si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë.

Ndonëse se ky vendim është vetë në formën e pezullimit, ai deklaron në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se nga votimi në Kuvend nuk pret surpriza, teksa bën me dije se do e apelojë në gjykatë. Në studion e Report Tv, përballë gazetarit Ilir Babaramo, Malaj u shpreh se e priste, duke bërë edhe një paralelizëm me tërmetin.

"Nuk është hera e parë. Kërkesën e parë për shkarkimin tim si Ministër i Financave e ka bërë Saliu i parë, por nuk shkoi fare në parlament sepse kryeministri Fino nuk e mori fare parasysh dhe Komiteti Ndërkombëtar më kishte vlerësuar si partnerin më serioz  për eliminimin e piramidave nga ekonomia shqiptare. Kjo është historia e dytë me Ramën, që ripropozim të më heqë nga bordi i Bandës së Shqipërisë. Kur u diskutua për masat e tërmetit dhe shkaqet e tërmetit u thanë se u dëmtuan ato institucione që kishin probleme strukturore, të kolonave strukturore, ai ishte tërmet natyror. Ndërsa ky tërmet është politik që ka probleme në kolona strukturore morale, jo fizike kështu që debati im me Ramën është i hershëm. Unë kam për detyrë ta them si anëtarë i Bankës së Shqipërisë që ta deklaroj. Ne duhet të flasim përditë, unë kam të drejtat e mia si individë. këto të drejta nuk m'i heq njeri, janë të drejta universale. Problemi është që karrigen e merr, po integritetin tim s'e merr dot. Mua më vjen keq, se lexova një lajm që Gjykata e Strasburgut kërkon ta rikthejë në detyrë, a e dini ju sa mln lekë paguan shteti shqiptar nga vendimet tekanjoze të kryeministrit? Do ta çoj në gjyq, sepse nuk është për karrigen time, unë kam një mision të ruaj pavarësinë integrale të anëtarit të Këshillit Mikqyrës të Bankës së Shqipërisë", tha Malaj.