Pfizer i vë në dispozicion 40 mln vaksina anti-COVID platformës COVAX, OBSH: Shpërndarja në vendet e varfra nis në shkurt

23 Janar 2021, 10:58

Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të jenë në gjendje të marrin dozat e para të vaksinave të tyre muajin e ardhshëm, kjo pasi është arritur marrëveshja me Pfizer-BioNTech për 40 milion vaksina. Skema COVAX pjesë e së cilës është edhe Shqipëria,  synon vaksinimin e 20% të popullsisë së prekshme këtë vit.