Piatek-un e duan të gjithë në Angli, tani e kërkon edhe Manchester United

22 Janar 2020, 14:43

Krzysztof Piatek, sulmuesi i Milanit që po kalon një sezon të vështirë të ‘djalli’ sidomos pas ardhjes së Ibrahimovic, është shndërruar në objektivin kryesor të disa klubeve në Angli. Pas Tottenham për polakun në garë është futur edhe Manchester United, që në fazën sulmuese ka shumë pak alternativa pas largimit të Lukakut dhe Alexis Sanchez.

Solskjaer e sheh polakun si futbollistin ideal për të plotësuar reaprtin e sulmit që ka shfaqur mjaft probleme vetëm me Rashford dhe Martial. Më herët për 24-vjeçarin ishte interesuar fuqishëm edhe Tottenham, por ‘spursat’ nuk pranuan të paguanin 30 mln paundët e kërkuara nga Milan. Gjithashtu në garë për sulmuesin është Everton.