Pikat e emergjencës dhe qendrat sociale në gatishmëri, ja ku mund ta kaloni natën nëse jeni prekur nga tërmeti

22 Shtator 2019, 00:43

TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku tha për Report Tv se pas tërmetit në kryeqytet janë ngritur shtabet e emergjencës për persona të cilët kanë pasur pasur probleme.

Ndërkohë tha Mazniku katër qendrat sociale qëndrojnë të hapura dhe funksionale për të siguruar strehimin e familjeve që nuk kanë mundur të qëndrojnë në banesa.