Piktorja Vitjola Stefani / Të kthesh enët e kuzhinës në art dekorativ

8 Tetor 2018, 07:30

Piktorja Vitjola Stefani ka vendosur që të zgjedhë një tjetër mjet për të pikturuar përveç telajos. Gotat dhe pjatat që përdorim në kuzhinë, për Vitjolën janë hapësirë për të shpalosur talentin duke i dhënë atyre jetë me anë të ngjyrave.