Piktura e guximshme, ku lekë Tasi tallej me diktatorin Enver Hoxha

14 Maj 2020, 20:56

Kjo është dëshmia e artistit Lekë Tasi për historinë e një pikture të rrallë, ku ai ironizonte regjimin e diktatorit Enver Hoxha në mesin e viteve ’70-të. Lekë Tasi: “Kam qenë pak i krisur. Më 1974, në kulmin e diktaturës, unë kur u martova mora një dhomë në rrugën për në Kamzë, se s’kishim mënyrë tjetër. Edhe atje kam pikturuar ’74-ën, si 30-vjetori i çlirimit, por e përmbysur. D.m.th. Enveri me shampanjë në dorë dhe përpara tij disa klounë, në kuptimin që hipokrizia, arti i personifikuar me këta klounë, diçka e neveritshme, edhe një masë njerëzish që pinin dhe që bënin tifo për diktatorin, ndërsa në anë gratë shamizeza vajtonin për djemtë e tyre. Dhe në horizont, rojet me qen, në kufi.