Pilotimi dhe rregulla të çuditshme që nuk i dini për fluturimet

14 Shtator 2020, 11:12

A është e vërtetë që piloti nuk duhet të ketë pirsa ose mjekërr në rastin e meshkujve?

‘’ Disa kompani ajrore e përdorin këtë por jo të gjitha dhe kjo lidhet me faktin se nëse ka mungesë ajri në avion  ose një emergjenc ose dicka të tillë, pilotët kanë një lloj maske pak të madhe si ta themi që përfshin të gjithë fytyrën e tyre, kjo puna e mjekrrës është për shkak të kësaj maske sepse pengon rrjedhën e ajrit ose dicka të tillë’’ tha jo.

Po pirsin përse nuk e lejojnë?

’ Shumica e kompanive ajrore nuk lejojnë që të kesh tatuazh ose pirsin që të jenë të dukshme mbi uniformën sepse nuk është etike. kjo është mënyra estetike. edhe në kompaninë ku unë punoj nuk lejohen, nëqoftese ke tatuazh, pirsing në pjesët që janë të dallueshme nga uniforma.

Ushqimi që ha kapiteni, nuk duhet ta hajë piloti tjetër ose pjesa tjetër e stafit ?

Po, por është midis dy pilotëve jo me të gjtihë stafin. Nëse piloti merr një lloj ushqimi, oficeri parë nuk mund të haj të njëjtin ushqim, dhe kjo lidhet me faktin se nëse hanë të njëjtin ushqim dhe nëqoftëse ka dicka që nuk shkon me ushqimin të mos ketë shanse që të dy të helmohen’’ tha Xhesina.

Pilotët nuk mund të dëgjojnë muzikë?

’ Nuk jam e sigurtë nëse lejohet apo jo por që e shof librat shof që kanë telefona normalisht udhëtimet shumë shumë të gjata ku cdo gjë shkon në rregull bëhet edhe një pushim I vogël’’ tha ajo.