Pipero për Report Tv: Nga gjysma e dytë e marsit do bien shifrat e të infektuarve! Vatra kryesore familja, do e marr dozën e dytë të vaksinës edhe pse u infektova

19 Shkurt 2021, 14:00

Mjeku Pëllumb Pipero është i bindur se nga gjysma e dytë e marsit, do të bien shifrat e të prekurve me COVID-19. Parë në një prizëm optimist, Pipero shprehet se vendi ynë mund të shoh "bishtin" e pandemisë në fundin e vitit dhe këtë mendim të tij e mbështet në disa fakte.