Pishja e banesa në Shkozë, Bumçi: Ky është pushtim, nuk ndodh në asnjë vend të botës

17 Tetor 2019, 12:58

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ka shkuar në mbështetje të banorëve të Shkozë të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës së Re. Bumçi tha se ky është një pushtim sepse banesa është një e drejtë themelore.

"Ky është pushtim. Ka vetëm një zgjidhje që ta rrëzojmë. Ku ndodh tjetër kjo që të prishet shtëpia. Banesa është e drejtë themelore. Nëse ke vënë çati nuk ta prish dot, ndërsa këtu ndodh e kundërta", tha Bumçi