Pite krokante mbushur me djathë nga zonja Albana

1 Qershor, 11:02 | Përditesimi: 1 Qershor, 11:02

Pite krokante

Përbërësit:

  • 2 filxhanë çaji kos
  • 2 kokrra vezë
  • 300 gr miell
  • 1 lugë kafeje sodë buke
  • 150 gr djathë
  • 2 lugë supe gjalpë
  • 2 lugë supe vaj
  • Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Rrihni vezët në një enë të madhe. Shtoni kosin, kripën, gjalpin dhe piperin e zi. Hidhni miellin dhe sodën e bukës, duke i përzier derisa të krijohet një brumë i butë. Hapini pitet dhe mbushini me djathë. Mbyllini me kujdes, spërkateni me pak vaj dhe vendosini në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë në të kuqërremtë. Shërbejeni të ngrohta me kos ose dhallë.

MC/Shqiptarja.com