‘Pizza village’ nga Napoli te sheshi Italia, Rama shndërrohet në disa minuta në picajol

4 Qershor 2022, 21:36

Kryeministri Edi Rama ka qenë mesditën e sotme te “Pizza village” nga Napoli te sheshi Italia, ku është shndërruar për pak minuta në një picajol.

“Java e Italisë nuk mund të mos përfshinte Festivalin e Pizza Village, që pas Neë Yorkut ndalet këtë vit në Tiranë, ku nesër picajolët a famshëm napoletanë do të angazhohen në një sesion të veçantë me fëmijët”, shkruan Rama.