Plagosi me thikë 5 persona në xhami, lihet në qelli Rudolf Nikollaj: Jam përndjekur për 1 vit, i njoh me fytyrë!

22 Prill 2021, 19:21 | Përditesimi i fundit: 2021-04-22 20:28:34

Gjykata vendosi masën e arrestit në burg për Rudolf Nikollajn autori i sulmit me thikë në xhaminë Dine Hoxha te rruga e Kavajës në Tiranë ku plagosi 5 persona. Nikollaj akuzohet për vepra për qëllime terroriste pavarësisht se avokati i tij tha se ka probleme psiqike.

Gazetari Arsen Rusta raporton se prokuroria tha se Nikollaj ka marrë mjekime në spitali dhe tashmë është marrë nën shqyrtim kartela e tij.

Nikollaj ka hyrë brenda xhami me thike ka goditur disa besimtarë. Pas sulmit ka tentuar të largohej. E kanë ndaluar qytetaret ja kanëe dorezuar policisë. Nikollaj pranon faktin. Per arsyen thote se ka kohë që disa muslimanë e perndjekin tek shtepia ku jeton. Po verifikojmë celularin e viktimës. Ka marre me herët mjekime tek spitali 5 dhe kemi sekuestruar kartelen e tij”, thotë prokuroria.

Vetë Nikollaj në Gjykatë ka thënë se është përndjekur], ndërsa shtoi se i njeh me fytyrë personat. Duke e konsideruar jonormale atë që ka bërë ai tha se është përndjekur për 1 vit. Në spital ai thotë se ka qëndruar 3 javë dhe ka dalë pasi ka marrë ilaçe. Gazetari i Report Tv ka siguruar edhe pamjet e sulmit në xhami që ndodhi brenda 7 minutave.

Nikollaj ka plagosur fillimisht punonjësin e picerisë, e më pas ka shkuar në xhaminë që ndodhet përballë rrugës duke sulmuar me thikë 4 besimtarë.Të plagosurit janë Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç. Megjithatë, për familjarët ai është në depresion dhe i sëmurë prej më shumë se 6 muajsh, ku vetë nëna e tij me lot në sy kërkonte nga shtetit “që t’i shëronin djalin”.

Autori është ndaluar nga vetë kalimtarët, të cilët edhe e kanë goditur me shpulla dhe shqelma dhe më pas është arrestuar nga uniformat blu.