Plagosja e Spartak Beqarajt në Astir, shpallen në kërkim 3 persona, mes tyre një vajzë 19 vjeçare

21 Shtator 2020, 15:11 | Përditesimi i fundit: 2020-09-21 17:49:17

Një ditë pas plagosjes në këmbë të 45 vjeçarit Spartak Beqarajt në Astir, policia krahas identifikimit të autorit të dyshuar, 20 vjeçarit Aleksandër Mehmetaj, ka shpallur në kërkim dhe 2 persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Dy të shpallurit në kërkim jane E. D., 22 vjeç dhe E.C, 19 vjeçe. Këta dy të fundit janë në kërkim për moskallzim të krimit.

Siç raporton gazetari Merin Maçi, i  gjithë konflikti dyshohet se ka nisur për motive banale ku i plagosuri Spartak Beqaraj dhe Aleksandër Mehmetaj, fqinj me njëri tjetrin janë konfliktuar më përpara, pasi 45 vjeçari i ka kërkuar 20 vjeçarit që të mos pijë drogë në sheshpushimin e pallatit, pasi kishte edhe fëmijë të mitur që luanin aty.

Ndërsa ditën e djeshme, Alesandër Mehmetaj i ka thënë 45 vjeçarit se "Pse më sheh" më pas ata janë përleshur me njëri tjetrin dhe sherri ka degradur në plagosje me armë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen dhe Mehmetaj është shpallur në kërkim si autor i ngjarjes, pasi ka plagosur me armë zjarri në këmbë 45 vjeçarin, Spartak Beqaraj. Mësohet se Aleksandër Mehmetaj ishte shpallur në kërkim në Durrës për tentativë vrasjeje dhe ai njihej si një njeri problematik.