PLANI/ Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana për shkak të shembjeve në Unazën e Madhe, rrugët alternative për automjetet

19 Tetor, 22:13 | Përditesimi i fundit: 2020-10-19 22:24:55

TIRANË Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj së fundmi ka njoftuar planin për të shmangur menaxhimin e trafikut  drejt rrethrrotullimit të Unazës së Re duke qenw se ka filluar faza e tretë epunimeve. Ai ka bërë të ditur se se pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit. Jaupaj u shpreh se do të lihet një korsi emergjence, sakaq u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që vijnë në Tiranë  të gjejnë rrugën alternative për të kaluar.

r.k./Shqiptarja.com

Kategori të tjera