Plas sherri mes deputetëve demokratë në Kuvend, Bardhi i drejtohet Spahos: Po shko mor zhduku, palaço!

12 Maj 2022, 11:13

Një përplasje ka ndodhur në Kuvend ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Edmond Spahos.

Në Kuvend shihet kur në karrigen që është ulur Gazment Bardhi afrohet Jorida Tabaku, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.

Në këto momente mes Spahos dhe Bardhit shihet debati i ashpër, ku janë përdorur dhe fjalët ku Bardhi i thotë: Po shko mor zhduku! Dhe Spaho shihet duke iu drejtuar “s’të vjen turp”, “palaço”.