Platforma online e mësimit, Rama: Do evitojë mësimin kolektiv, problematikë e trashëguar! Prindërit mund të aktualizojnë dijet e tyre, do jenë në kontakt me mësuesit

19 Tetor 2020, 17:21 | Përditesimi i fundit: 2020-10-19 19:38:54

Platforma online "Akademi.al" do të vijë në ndihmë të gjithë nxënësve të klasave të ndryshme që zhvillojnë mësim kolektiv. Kjo do të evitojë "përplasjen" e mësimeve të tyre dhe do të jetë një përshtatje në këtë situatë që ndodhet Shqipëria me koronavirusin.