‘Po bëjnë procese inkuizitorësh’, avokatët e Margjekës Të ngrihen Gjykata e Lartë e Kushtetuese

1 Tetor 2020, 12:31 | Përditesimi i fundit: 2020-10-01 12:33:38

Avokati i gjyqtares Margjeka, Genc Gjokutaj në një deklaratë për mediat u shpreh se vendimi i sotëm ishte absurd. Ai i bën thirrje politikës shqiptare që të vendosë në funksion menjëherë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese në mënyrë që të bëjnë rekurs lidhur me çështjen e gjyqtares.Nuk është rebelim. Gjendja e gjyqtares Margjeka është rrjedhojë logjike e një absurdi që ndodhi ditën e sotme në Gjykatën e Apelit e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjykatat nuk po gjykojnë më. Unë i bëj thirrje politikës të instituojë menjëherë gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese sipas ligjit që njerëzit të kërkojnë dhe të marrin drejtësinë e mohuar. Ky është një rast i paprecedent kur një gjyqtar burgoset familjarisht pa çerek prove. Dhe rekursi që ne do të bëjmë në Gjykatë të Lartë, ne si avokatë nuk dimë të themi se në çfarë afatesh do të gjykohet. Ju e dini që gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë të zhbëra" - tha Gjokutaj.