Po digjnin mbetjet, zjarri u del jashtë kontrolli banorëve në Berat! Shkrumbohet nga flakët parcela me të mbjella

5 Korrik 2022, 17:13

BERAT- Një zjarr është shfaqur mesditën e sotme në lagjen hyrëse të qytetit të Beratit zona ku përpos banesave ka dhe mjaft subjekte private. Zjarri fillimisht është shfaqur në një  parcelë të mbjellash me perime e drurë frutore më pas flakët të ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era janë përhapur me shpejtësi duke  shkrumbuar gjithë parcelën me perime e të mbjella.