Po kalonin rrugën për të shkuar në shkollë, makina përplas tre nxënës në Lushnje

24 Janar 2020, 09:30

LUSHNJE-Tre nxënës të shkollës së mesme në fshatin Allkaj janë përplasur nga një makinë mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:20 pranë shkollës.

Një 33-vjeçar me inicialet R.Ç. drejtuar makinën tip "Golf" përplasi tre fëmijët e shkollës, gjendja e të cilëve sipas njoftimit të policisë është jashtë rrezikut.Ndërkohë që është shoqëruar drejtuesi i makinës dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.