Po kulloste bagëtitë, sulmohet nga ariu! Pas tre orësh kuksiani transportohet me helikopter te Trauma

20 Tetor 2019, 14:45

KUKËS- Ekrem Onuzi 45-vjeç nga Kukësi është sulmuar paraditen e sotme nga një ari teksa ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Nangë në vendin e quajtur Sasat në Bjeshkët e Gjalicës. Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup.  Ai ka qëndruar për tre orë i bllokuar në mes të maleve, pa asnjë ndihmë mjekësore.

Mësohet se ka qenë kushëriri i tij që ka njoftuar policinë dhe sallën e emergjencave rreth orës 11:10.

Pas rreth tre orësh pritjeje ai është nisur me një helikopter ushtrak drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Helikopteri ka ndaluar fillimisht në aeroportin e Kukësit ku ka marrë familjarët e tij dhe dhe mjekë të spitalit të Kukësit për t'i dhënë të dëmtuarit ndihmën e parë mjekësore.

Disa banorë të zonës kanë ndezur edhe një zjarr në mes të maleve ku ndodhej Onuzi për të bërë të mundur lokalizimin e tij nga helikopteri i cili është nisur drejt Tiranës në orën 13:20 minuta.