Po pushonte në plazh, dy persona të maskuar qëllojnë me armë një shqiptar në Itali

20 Shtator 2020, 15:55

ITALI- Me maska dhe armë, dy persona qëllojnë me armë një shqiptar në Itali  

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në plazhin eTorvaianica, në Itali. Sipas informacioneve nga mediat italiane, dy burra, me fytyrë të mbuluar dhe të armatosur me armë, mbërritën me skuter rreth orës 10.30 dhe hynë në plazh duke qëlluar në drejtim të një shqiptari, duke e plagosur atë.Mësohet se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte me precedentë penalë. Ai u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbulimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.