“Po qaj e po dridhem” lutja e malësores i përlot të gjithë:A keni gjak? Duajeni këtë vend!

1 Nëntor 2020, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2020-11-01 13:56:24

Një telefonatë e pazakontë ka ardhur këtë mëngjes në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” ku një zonjë nga veriu u ndal gjatë në vlerat që ka një vend si Shqipëria që sipas saj duhet ta duan të gjithë, të vjetër e të rinj e ndërsa me zërin që i dridhej dhe me një lutje gjithë shpirt iu drejtua grave të politikanëve të bëjnë dicka dhe të dënojnë aktet e padrejta të burrave të tyre ndaj Shqipërisë. Edhe pse në gjendje të vështirë, sic u shpreh, kjo zonjë i bëri thirrje të vazhdueshme shqiptarëve ta duan vendin e tyre dhe të mos largohen.