Po realizonte fotot e dasmës, nusja bie nga motorri i ujit

14 Gusht 2019, 12:27

MEKSIKË- Aili Reierson është rrëzuar nga një motorr uji  kur po realizonte fotot e dasmës në brigjet e Kankunit të Meksikës. Nga videoja deti duket me dallgë dhe erë. Ata hipin në motorrrin e ujit dhe bëhen gati për fotot, por dhëndrri e menaxhon me vështirësi motorrin dhe gjatë rrotullimit nusja ka rënë në ujë.

Ky moment qësharak nuk ia ndryshoi humorin nuses dhe ajo e vazhdonte situatën me humor, duke thënë që ishte mirë. Nusen e ndihmojnë persona të tjerë, kurse dhëndrri e kalon situatën duke qeshur e mos dhënë asnjë ndihmë.