'Po të ishte i ati gjallë nuk do ia miratonte këtë performancë’ komenti i kompozitorit Shëngjergji në 'Rreze Dielli'

12 Maj 2022, 15:24 | Përditesimi i fundit: 2022-05-12 15:24:39

Kompozitori Enver Shëngjergji u shpreh se Ronela nuk duhet të binte pre e atyre që i servirën këtë lloj vorbe skenike:

Kjo vajzë nuk duhet t’i mbajë të gjitha kusuret e këtij aktiviteti. Në fund ajo bëri aq sa dinte kompozoi një këngë, shkruajti një tekst dhe u paraqit në një festival.Në festival ka të drejtë të paraqitet kushdo. Për mua shkaktari kryesor është Rtsh. Dhe ajo që është më fatalja, është juria e cila bën një vlerësim të tillë, duke i dhënë çmimin e parë pa menduar mirë cfarë përfaqëson kjo tipologji e këngës. Unë Ronelën nga ana e paraqitjes estetike, të veshjes, koreografisë, e kritikoj sepse është iniciatorja e kësaj vorbe skenike që u paraqit. Ajo nuk duhet të binte pre e kujtdo që ia ka serviur këtë look, këtë veshje, këtë koreografi. Dhe Ronela duke qenë bija e një njeriu të madh, që ka drejtuar RTSH, po të ishte i ati gjallë nuk do ta miratonte. Askush nuk ka dëshirë, pavarësisht se është skenike por nuk është në funksion të këngës.