Po udhëtonte me motor, turisti nga Zvicra del nga rruga dhe përfundon në greminë

9 Tetor 2019, 22:13

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku një turist nga Zvicra që po udhëtonte me motor ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një greminë pran shtratit të lumit Kir.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Prekal-Kir, ku si pasojë i aksidentuari ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ditën e sotme një aksident tjetër ndodhi në Shkodër ku një fëmijë i moshës 10 vjeç është përplasur nga një makinë.