Poeti popullor kuksian thur vargje për aeroportin: Erdhi dita të që të fluturojë Lasgushi i Bardhë, të ushtojë fort Gjallica e të tregojmë se jemi gjallë

18 Prill 2021, 14:17 | Përditesimi i fundit: 2021-04-18 14:19:25

Poeti popullor kuksian, Riza Vata ka thurur disa vargje, për aeroportin e Kukësit, ku thekson se erdhi dita që të fluturojë avioni i parë, e të ushtojë Gjallica që të tregojë se jemi gjallë.

‘Shumë herë kanë tentuar për të hapur këtë aeroport, por gjithmonë kanë dështuar edhe pse Kukësi njihet në botë. Erdhi dita të fluturojë Lasgushi i Bardhë dhe të ushtojë fort Gjallica që të tregojë se jemi gjallë. Popullit i Kukësit ka shumë halle, ka nevojë për më shumë punësim, sot i jepet mundësi e madhe që dhe jeta të ketë kuptim.’- tha ai.