Pogradec, elektricisti nga Tirana gjen vdekjen duke punuar në kabinën elektrike

31 Tetor 2019, 12:06 | Përditesimi i fundit: 2019-10-31 12:12:36

POGRADEC- Një 40-vjeçar me iniciale P.M. ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga një kabinë elektrike në lagjen Nr. 5 në Pogradec, ku ka qenë duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa mësohet se viktima është nga Tirana.Policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    No videos found.