Polici i Burgjeve njihej me 41-vjeçarin që vrau, kishin pirë drogë bashkë!

12 Tetor 2019, 20:26

TIRANE - Shefi i Sigurisë së Brendshme në Burgun e Durrësit, Bledar Toçi, i përfshirë në “betejën” me armë të zhvilluar në apartamentin e Marsida Qatjas dhe vëllai i tij Benard Toçi, janë dy personat e vetëm të arrestuar dhe që do dalin para gjykatës së Kavajës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Kjo masë sigurimi do tw kërkohet nga prokuroria e Kavajës për dy vëllezërit e arrestuar. Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme, ku ndaj dy vëllezërve është ngritur akuza për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ndërsa për Bledar Toçin është shtuar dhe akuza e “Vrasjes me dashje”.

Deri në këtë fazë të hetimit del qartë se shefi i sigurisë në burgun e Durrësit veç akuzës së “Vrasjes me dashje” po hetohet edhe për shitjen e lëndëve narkotike, pasi sipas dosjes së prokurorisë së Kavajës, ka qenë Bledar Toçi ai që ka çuar në banesën e Marsida Qatjas sasinë e kokainës. Këtë sasi kokaine të konsumuar dhe gjetur në banesën e Marsidës, Bledari ka shkuar dhe e ka marrë në banesën e vëllait të tij Benard Toçi, të cilit policia gjatë një kontrolli në shtëpi, i sekuestroi sasinë prej 7 doza kokaine.

Sipas dosjes hetimore që tashmë po administrohet nga prokurori i Kavajës Gëzim Çopa, efektivi i policisë së burgjeve, ka mbërritur në shtëpinë e Marsida Qatjas, rreth orës 20:30 të mbrëmjes, bashkë me dy miqtë e tij Xhulio Biturku dhe Ermir Çela. Këta dy të fundit kanë qëndruar në shtëpinë e Qatjas, ndërsa Toçi ka dalë dhe është kthyer pas 30 minutash me disa doza kokainë, të cilat nga hetimet paraprake rezulton t’i ketë marrë nga i vëllai Benardi.

Nga ana tjetër “Shqiptarja.com” ka kontaktuar dhe me avokatët mbrojtës të dy vëllezërve të arrestuar, të cilët thanë se vrasja e Dritan Haxhollit ka ndodhur si rezultat i vrasjes në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, pasi i pari që ka hyrë me armë automatik dhe ka qëlluar drejt Bledar Toçit, ka qenë viktima Haxholli.

Avokatët ditën e nesërme do kërkojnë në gjykatë një masë më të butë sigurimi për Bledar Toçin, pasi sipas tyre ai e ka të domosdoshme trajtimin mjekësor në kushte spitalore.

    No videos found.