Polici parandalon vrasjen në mes të Tiranës/ 39-vjeçari i sapo dalë nga burgu, zihet me çiftin e panjohur në makinë dhe tenton t'i shtypë

19 Prill 2021, 14:44

Nëse një polic i Shqiponjave nuk do të kishte ndërhyrë, gjithçka mund të kishte përfunduar në tragjedi. 29-vjeçari Shkëlzen Tafa nuk ndodhej në shërbim, por krejt rastësisht, me të parë se në mes të rrugës, në zonën e Yzberishtit në Tiranë, po rrezikohej jeta e një çifti, burrit dhe gruas së tij shtatzënë, ka nxituar të ndërhyjë duke i nxjerrë armën për ta neutralizuar shoferin e një makine që po tenonte t’i merrte para duke i shtypur.