Shkodrani then masën e sigurisë dhe tenton të vjedhë një banesë, kapet në flagrancë

22 Janar 2020, 10:24 | Përditesimi i fundit: 2020-01-22 10:26:57

SHKODËR-Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi theu urdhrin e gjykatës që e kishte lënë në arrest shtëpie dhe tentoi të vjedhë një banesë, por u kap në flagrancë. I arrestuari është Tom Verri banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër. Ai u kap në flagrancë pasi po tentonte të vidhte banesën e I. D. 50-vjeç në lagjen “Daniel Matlia”. 

36-vjeçari ishte lënë nga gjykata e Apelit të Shkodrës në masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Por masa e sigurimit nuk e ka penguar Verrin që të tentojë të vjedhë.