'Policia hape derën', pamje nga aksioni anti kanabis në Fushë-Krujë, efektivë me snajpera e kallash

30 Maj 2021, 10:37

Në kuadër të operacionit ‘Agimi’ policia ka vënë në pranga për kultivim të bimëve narktorike 16 persona, ka shpallur në kërkim 24 të tjerë dhe ka ndjekur nën hetim në gjendje të lirë 3 shtetas.

Burime për Report Tv nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit janë asgjësuar 20 mijë bimë narkotike.

Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar "AGIMI"

Operacioni i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Në operacion  Renea, FNSH e Tiranës dhe e Fierit dhe DVP Durrës.

Arrestohen 16 persona, shpallen në kërkim 24, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar "Agimi",  në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Bazuar  në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera  nga Policia e Shtetit dhe nga  ajëri të kryera me avion nga  GDF, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë,  shërbimet e policisë  kanë kontrolluar  sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Si rezultat u sekuestruar një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.