Policia shtrin në tokë 30 vjeçarin në Kurbin dhe i vë prangat, i gjendet pistoletë ‘Glock’

26 Shkurt 2021, 10:15

Arrestohet Cen Karriçi, iu gjet një armë zjarri pistoletë  “GLOCK”.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të befasishme në disa ambiente për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Kontrollet nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit , DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin.

Gjatë kontrolleve sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera që dyshohet se do të përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale.

Vihet në pranga 30- vjeçari, poseduesi i armës së zjarrit dhe targave të vjedhura

30-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjithashtu, u shoqëruan për verifikim edhe  5 persona me precedent të mëparshëm penal.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e  personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, si dhe bazuar në informacionet e ardhura  nga qytetarët në 'Komisariatin Dixhital', Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente  në Milot, Kurbin e Lezhë.