Prag falimenti, 2 bashki 11.1 mln euro borxhe, mbi 90% detyrime të papaguara! Vora bën investime pa likujduar, Kavajën e ‘mbytin’ shpenzimet e personelit

29 Qershor 2022, 16:52

Bashkitë e Vorës dhe të Kavajës rrezikojnë të menaxhohen nga administror shtetëror për shkak të borxheve të pashlyera ndër vite në vlerën e mbi 11 milionë eurove, në total. Sipas një raporti  të Ministrisë së Financave Vora ka bërë investime por nuk ka paguar, ndërsa Kavaja ka hyrë në borxhe për shkak të shpenzimeve të personelit.