Prefekti i Durrësit Roland Nasto deklaroi se të dëmtuarit tashmë janë në gjendje të mirë

21 Shtator 2019, 23:25

Nga tërmeti i cili tronditi vendin ditën e sotme ka mbetur i lënduar edhe një turist i huaj. Ai po merr trajtim mjekësor në spitalin e Durrësit. Në një lidhje telefonike për Report Tv, prefekti i Durrësit Roland Nasto deklaroi se të dëmtuarit tashmë janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

"Aktulisht në Spitalin e Durrësit trajtohen 4 persona, të tjerët janë kthyer në shtëpi. Aktualisht në Bashkinë Durrës janë 89 banesa të plasaritura, 2 shkolla dhe 6 pallate, kryesisht shtesa. Kjo është gjendja që paraqitet deri në këto momente që flasim. Të dëmtuarit janë në gjendje të mirë. Nga katërt të lënduarit, njëri është i huaj. Policia është në krye të detyrë", u shpreh Nasto për Report Tv.

    No videos found.