Prekëse, berberi papritmas pret flokët për t’u dukur si kolegu që do të fillonte kimioterapinë

14 Prill 2021, 14:31

Empatia është ajo që na bën të gjithëve më njerëzor dhe veprimi i një berberi në Spanjë ka prekur zemrat e shumë njerëzve. Në kohën që ai po shkurtonte flokët e kolegut të tij që është duke u trajtuar me kimioterapi për shkak të kancerit, ai preu edhe flokët e veta për t’u solidarizuar.

Në videon e publikuar në internet, berberi Joel Ortega dëgjohet duke i thënë kolegut të tij, Neftali Martin, “ti nuk je vetëm”.

Në një video tjetër të publikuar në Instagram, berberi i sëmurë tregoi se Ortega i ka thënë se do të vazhdojë që ta rruajë kokën bashkë me të derisa ta përfundojë trajtimin mjekësor.

“Për mua, Joel nuk është thjesht një koleg pune, ai është vëlla”, shkroi Martin.

Ndërkohë që tregohet se edhe katër berberë të tjerë i kanë rruar kokat për t’u solidarizuar me kolegun.

Shumë njerëz vendosin që t’i rruajnë flokët para se ta fillojnë trajtimin me kimioterapi, sepse rënia e flokëve është një efekt anësor i zakonshëm.