Premtoi të shokonte botën, Poirier mban premtimin! I pari luftëtar që mposht McGregor me 'knock-out'

24 Janar 2021, 12:42

Premtoi të shokonte botën dhe ia doli. Dustin Poirier është bërë luftëtari i parë i UFC-së që mposht Conor McGregor me ‘knock-out’ në oktagon. Kjo ishte edhe ndeshja e parë pas një viti për McGregor, i cili është kthyer me qëllimin për të rimarrë edhe një herë titullin kampion që mbahet nga Khabib Nurmagomedov.

Por irlandezi i kishte bërë gabim llogaritë me amerikanin, të cilin e kishte mposhtur më parë në vitin 2014. Në raundin e parë McGregor ishte protagonist absolut, duke goditur me disa grushte në fytyrë Poirier. Edhe fillimi i raundit të dytë pati të njëjtën panoramë, por papritur Poirier u kthyer në versionin ‘hulk’ duke shtangur McGregor.

Amerikani i lëshoi një sëri grushtesh, duke e rrëzuar në tokë irlandezin, i cili nuk gjeti forcën të reagonte. Në fund një hakmarrje e ëmbël për Poirier, që tashmë do të ketë mundësinë e një ndeshje për gjerdanin e artë.

Pas kësaj lufte pati kritika për McGregor dhe i pari ishte presidenti i UFC-së Dana Ëhite. Ky i fundit tha se McGregor tashmë ka arritur gjithçka dhe ajo pasuri nuk e motivon më. Sipas Ëhite, McGregor ndeshet tani vetëm për famë dhe para. Sakaq të tjerë emra të UFC pretendojnë se irlandezi nuk do t’ia arrijë kurrë t’i marrë titullin Nurmagomedov.