Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel: Jam i sigurt, konferenca do të jetë sukses

17 Shkurt 2020, 15:15

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel u shpreh se prania në Konferencën e Donatorëve tregon solidaritetin me Shqipërinë në këtë moment të vështirë që po kalon pas tërmetit. "Ne jemi këtu për të kontribuar, për të plotësuar nevojat e këtij vendi. Ne njohim fleksibilitetin e Shqipërisë që për ne ka shërbyer si një dritë frymëzimi. Ne jemi këtu për të treguar solidaritetin, vëllazërinë, si Komision Evropian, të gjithë bashkë. Të gjithë shtetet anëtarë kanë deklaruar vullnetin e tyre për të ndihmuar popullin shqiptar në momentet e tij të vështira. Komisoni ka miratuar një ndihmë të konsiderueshme për Shqipërinë, për të vlerësuar dëmet që janë bërë, kemi shpërndarë ndihmë konkrete për popullin shqiptarë.