Presidentja e KE-së mbështet integrimi e Shqipërinë në BE: Nëse e mbyllim derën për rajonin, dëmtojmë veten

19 Korrik, 17:40

Ursula von der Leyen, presidentja e ardhme e KE-së e cila u zgjodh këtë të martë nga Parlamenti Europian mbështet perspektivën europiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një deklaratë për gazetën gjermane SPIEGEL ajo tha negociatat duhet të hapen sapo Këshilli Europian të arrijë në konkluzionin se këto dy vende kanë përmbushur kriteret.

"Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me këto dy vende sapo Këshilli Europian të arrijë në përfundimin se kriteret janë përmbushur. Ne duhet të mbajmë dorën ndaj këtyre vendeve, kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, jemi fqinjë dhe nëse mbyllim derën për këtë rajon dëmtojmë veten", tha Ursula von der Leyen.

Ish Ministrja e Mbrojtjes gjermane Ursula von der Leyen u zgjodh për të drejtuar Komisionin Europian, e dyta presidente femër pas Simone Veil, 40 vite më parë.

Pak para zgjedhjet në këtë post ajo premtoi mbështetjen e saj për hapjen e negociatave të pranimit në BE për  Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kategori të tjera