Presidentja e KE-së: Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin para samitit të Zagrebit

16 Shkurt, 21:09

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në porfundim të takimi jo zyrtar ku është diskutuar metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një prioritet. Për Von der Leyen, metodologjia e re i hap rrugë Shqipërisë dhe MAqedonisë së Veriut për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit.

"Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t'i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë", tha Ursula von der Leyen.  

b.ha./Shqiptarja.com

Kategori të tjera