Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç mbërrin në Tiranë

18 Korrik 2018, 16:55

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka mbërritur mesditën e sotme në Tiranë me ftesë të Presidentit Ilir Meta. Gjatë kësaj vizite zyrtare, presidentja Grabar-Kitarović do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti Meta për të vijuar më pas me takimin dypalësh të dy delegacioneve respektive.