Prezantohet projekti i Kampusit të ri Universitar, Veliaj: Premtim i mbajtur për studentët

17 Korrik 2019, 19:54

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se nga nisma e Paktit për Universitetin sot kemi mbi 20 000 studentë të pajisur me kartën e studentit. Ai tha se duhet konsesus për të bërë përpara në nismat e ndërmarra.

"Nuk është punë fushate për të impresionuar miletin. Ne që e shohim të ardhmen në këtë qytet kanë interes për këtë.  Ka një kohë për të qarë dhe ka një kohë për të qeshur, ka një kohë për protestë dhe për të bërë punën. Ajo që të paktën ka konsesus është mbajtja e premtimeve. Mbi 20 000  studentë kanë sot kartën e studentit. Pak resume për çfarë jemi mbledhur sot. Mos u merrni me mbrokullat e tjera, i vetmi objekt ku do të fokusohemi sot ka të bëjë me shtesën që do t'i bëjmë godinës kryesore të Akademisë së Arteve. Jam i gatshëm që ashtu si kemi bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës në krye të të cilave kemi dy goca që punojnë me zell. Falënderoj të gjithë studentët që janë përfshirë në këtë nismë dhe një pjesë e ideve kanë dalë nga vetë studentët. Pasi të mbarojmë këtë prezantim, t'i përveshim mëngët", tha Veliaj.